“Këtë Partizan s’e keni parë as para viteve _90” Të kuqtë në delir: 4-1 kundër Tiranës festohet deri në mëngjes
Albert Xhani në fund ka thërritur si një i marrë. As ai vetë, që është tifozi më i çmendur i kësaj skuadre, nuk e kishte besuar. Imagjinata, dhe ajo nuk i mungon, e çonte te ndonjë 2-0, e pastër, e fortë, e luftuar. Por katër? “Kurrë”, do thonte vetë Berti. Ka gëzuar si i marrë kur ka parë Osmanin që e ka përshëndetur i pari, e pastaj me radhë Devolli, Shkëmbi, e në fund Abilaliaj. Te ky i fundit ka besuar më shumë se të gjithë.
Muzaka ka dalë me shpejt se të tjerët nga stadiumi
”Qemal Stafa”, pasi është konsumuar nën një temperaturë të lartë për rreth një orë ka vendosur të thotë stop. Por kur ndeshja ishte 3-0 Një rrezik shëndetësor nëse vijonte të luante. ”Normalisht nuk duhet të luaja fare, me këtë grip, por derbi është derbi”. Më pas sytë e përlotur nga emocionet dhe temperatura thotë: “Ky është Partizani më i mirë që kam parë ndonjëherë, që fëmijë”.
Të tjerat janë një miks gëzimesh, shfryrjesh duyfi, dhe emocionesh. Orges Shehi është gjithnjë i njëjti, ka bërë punën e tij deri në fund, dhe ka marrë duartrokitjet e tifozërisë. Osmani, që sapo ka marrë edhe një thirrje për në Arabi është kolosi që i duhet të kuqve në qendër, ndërkohë që Pinari neutralizon Fortuzin, një mik të vjetër praktikisht. Partizani e fiton ndeshjen në mesin e fushës, e diçka më lart. Shkëmbi është më i miri i sezonit. Një lojtar i madh luan gjithmonë në ndeshje të mëdha, ”por, unë gjithnjë këtu kam qenë, sot ishim të gjithë perfekt. Ishte një Partizan i bukur”. Po goli? ”Goli, po unë kam bërë gola shumë në të shkuarën, por një derbi si ky S’kisha fituar ndonjëherë një derbi me Tiranën”. Ok e ekzagjeron pak se dy derbi ka luajtur gjithsej me Partizanin. Pas ndeshjes dush i shpejtë, mer makinën dhe me familjen në Korçë. Do festojmë mo?
Dhmëbi është një kapiten i vërtetë. Beqiri ndoshta nga tribuna nuk është bërë xheloz, sepse Pavllo ka qenë i shkëlqyer. Gati gati perfekt. Si në fushë, ashtu edhe “jashtë” saj. Në fund bën modestin: Jemi ende në vend të dytë? Po pse kur fiton kështu nuk vlen 6 pikë?
Devolli është sërish epiqendra. Dikush me shaka tha që këto dy ndeshje ka marrë doping. Dopingu i vetëm është ndonjë cigare më shumë. Pa të nuk rri dot, bëhet nervoz, ashtu si Devolli bëri Duron. Ky i fundit nuk e pi duhanin, por dje ra në kurthin e gjirokastritit. Derisa e “detyroi” të dilte jashtë. Devolli ka dalë katër herë i dyti: ”U lodha, tani duatitullin”.
Kjo skuadër, nëse ka një person që në të ardhmen mund të bëjë historinë e kuqe, apo të ndonjë skuadre tjetër, si bie fjala ajo përfaqësuese është Elis Bakaj. Një ditë më parë dha provimin e radhës në fakultetin Juridik privat. Një ditë më pas i bëri të gjitha në fushën e lojës. Për t’u verifikuar “grindja” e vazhdueshme me Fagun. Të gjithë e dinë që janë shokë sa për pjesën e mbetur nuk është më një talent. Është një realitet, një që merr përsipër. Një ndeshje e madhe.
Në fund Lika. Normalisht trajnerin duhet të bëjë ekuilibristin: Kujdes nga euforia, ne shqiptarët kështu e pësojmë. Por edhe ai nuk mund të rrijë pa festuar. Një lidhje direkte në TV, një kafe e shpejtë me Xhanin në “Sheraton” dhe në fund sërish në TV, në një panel. Më shumë se ai s’ka askush të drejtën të flasë.
Xhani ka fjetur vonë. Ka fjetur pasi ka parë e riparë dhjetëra herë kronikën. Dhe kur ka parë Abilaliajn që futi topin në rrjetë te goli i katërt ka menduar: E ç’ka pasur më shumë Partizani para viteveve ’90 se sa ky?
Partizani ka filluar ta fitojë këtë derbi që në dhjetor të vitit 2006. Atëherë kur për një arsye, apo për një tjetër, Xhani mori një vendim. Jo më lojtarë të huaj, jo më dembelë, jo më të llastuar. Të gjithë do të jenë ushtarë, nën shenjën e kuqe, nën urdhërat e trajnerit Lika. Dhe ato 6 muaj skuadra funksionoi. Me lojtarë të Akademisë fitonte rresht dhe vetëm ndonjë aleancë e pastër i mohoi zonën “euro”. Në verë Xhani i mendoi dhe rimendoi gjërat. Dhe vendosi, që të kish një skuadër të denjë për titull duhet vijueshmëri. Duke filluar nga trajneri. E keni vënë re që kurrë se ka vënë në diskutim? Të paktën publikisht. Rinovoi gjithë kontratat dhe bëri tre blerje ”interesante”. Shkëmbi, Devolli dhe Osmani. A vutë re që këta të tre shënuan dje në derbi?
Partizani, gjatë gjithë këtyre muajve, nuk ka pasur asnjë shkarje, të paktën nga ana drejtuese. Gjithnjë besim absolut te djemtë, dhe gjithnjë besim absolut te tekniku.
Partizani kishte nisur ta fitonte derbin që kur pas pesë rezultateve jo fitore në fazën e parë, nuk e hoqi trajnerin. Sepse Xhani mendoi: një trajner tjetër nuk më zgjidh asgjë.
Partizani ka nisur ta fitojë këtë derbi që kur ps ndeshjes me Dinamon kur u shpërfytyrua Xhani nuk akuzoi asnjë lojtar të tij për ndonjë trukim, e madje rikonfirmoi Likën.
Partizani filloi ta fitojë këtë derbi, që kur Xhani pas një debati që kishte Shkëmbi me Likën e mori Bledin mënjanë dhe i tha: Të rris rrogën por mos më kërko që të fus në lojë. Dhe Shkëmbi ia preu: Nëse e bën këtë iki vetë i pari.
Partizani nisi ta fitojë këtë derbi që kur edhe ndonjë fërkim mes “brezave”: është shuar aty për aty.
Partizani ka nisur ta fitojë këtë derbi që kur në derbin e shkuar kanë luajtur si heronj dhe i kanë marrë fitoren Dinamos.
Partizani nisi ta fitojë këtë derbi që kur u fut i bindur për ta fituar, megjithëse mungonte Beqiri dhe Tafaj.
Partizani nisi ta fitonte derbin që kur Muzaka luajti me 39 temperaturë e Shkëmbi me temperaturë.
Partizani dje nuk mund të mos e fitonte këtë derbi. Nisi ta fitonte atë që kur Tirana filloi të kishte probleme. Ishte një Partizan i madh, por edhe një Tiranë e vogël.
Tani çdo ndeshje për Partizanin është derbi. Pas 16 viteve nuk e kanë merituar kurrë më shumë se kaq një titull kampion.
“Demat” në ekstazë. Shkatërrojnë një Tiranë inekzistente me rezultatin e thellë 4-1, duke dhuruar spektakël e shpresë për fitimin e titullit të 16-të, që mungon prej 15 vitesh. Një dhuratë për Xhanin, kryetifozin e kuq të ndarë nga jeta, Jotin si dhe tifozet e shumte qe kishin mbushur stadiumin "Qemal Stafa" ne derbin e 130-ë.
Partizani me dy fitore të mëdha rresht brenda shtatë ditëve: e para kundër Dinamos kryesuese (1-0) dhe e dyta,e më përmasa “pokeri”, kundër kampionëve në fuqi, Tiranës.
Partizani konfiguron absolutisht një format prej pretendenti për titull, teksa ruan diferencën prej tri pikësh me Dinamon. Dhe nëse bëjmë llogarinë e formulës, ku java e fundit e kampionatit të 69-të ofron përballjen Dinamo-Partizani, atëherë padyshim dy përballjet direkt në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë do ta kenë një llogari të vogël brenda, ashtu si në vitin 2003, kur Partizani fitoi trofeun e 15-të të Kupës së Shqipërisë.
Derbi dhuroi spektakël në tribuna, ku gara mes ultrasve të Tiranës dhe atyre të Partizanit, ishte një magji më vete.
Ndëshkimi i shpejtë i Tiranës, pa kaluar ende pesë minuta lojë nga mbrojtësi Tefik Osmani realizoi golin e parë të formacionit të Hasan Likës. Një gol që ngriu kampionët në fuqi të Sulejma Memës, por që rriti adrenalinën e “demave”. Dyfishimi i rezultatit në minutën e 22-të nga mesfushori luftarak, Bledar Devolli dha sinjalin e dytë se derbi i 129-të i përkiste plotësisht presidentit Xhani.
Fraksioni i dytë dhuroi momente të tjera të jashtëzakonshëm, kur mesfushori Blendi Shkëmbi krijoi një eurogol në minutën e 47-të. Fortuzi, me golin e tij në të 60’ krijoi imazhin e remë për hapjen e ndeshjes, por goli i Abilaliajt në minutën e 71-të vulosin fitoren e madhe 4-1 të Partizanit.
Mesfushori i Kombëtares, Klodian Duro, vuajti nga presioni psikologjik duke u ndëshkuar me dy kartonë të verdhë (rrjedhimisht i kuq) duke e shëmtuar akoma më shumë skuadrën e katër donatorëve.
Një fitore e madhështore, të cilën trajneri Lika e cilesoi si rezultat i lojës kolektive dhe mentalitetit fitues që është konsoliduar te skuadra e kuqe.
Ky ishte derbi i 130 midis dy skuadrave dhe Partizani arrin fitoren numer 55, kundrejt 38 fitoreve te Tiranes. 37 ndeshje kane perfunduar ne barazim ndersa golavarazi eshte perseri ne favor te "demave" 195-149.
Fale dhe rezultateve te ndjekesve tani Partizani (42 pike) duket se ka rival vetem Dinamon (45 pike) e vendit te pare qe vazhdon te jete tre pike me para pas fitores kunder Shkumbini. Ndjekesit me te afert jane Vllaznia dhe Besa me nga 35 pike, ndersa Tirana ra ne vend te peste me 34 pike.
Eshte zhvilluar ndeshja me e mire e lojtareve tane, loje dhe rezultat i merituar ne cdo aspekt, djemte dhane shpirtin per ti treguar dinamos se ndeshja e fazes se pare ishte nje dite per tu harruar dhe qe sduhej te perseritej.
Partizani me fitoren 1-0 ndaj Dinamos kryesuese jo vetëm që rihapi qartë luftën për titull, tashmë diferenca midis dy kryesuesve është vetëm tre pikë, por mori edhe revanshin ndaj humbjes së fazës së parë me blutë (0-2).
Goli i zgjuar i Gjergji Muzakës në minutën e 21-të (asist i Elis Bakajt) dhe një tjetër i anuluar i Arbër Abiliajt në minutën e 51-të (pas goditjes së lirë të Elis Bakaj) treguan qartë dominimin gjatë gjithë 90 minutave të skuadrës së Hasan Likës. Anulimi i golit nga anësori Arben Pregja ishte shumë i dyshimtë, pasi sulmuesi i Partizanit, Arbër Abilaliaj nuk ishte as në pozicion jashtë loje dhe as shkaktoi faull në zonë.
“Gabimi njerëzor” i gjyqtarëve provokoin edhe protestën e bankinës së kuqe dhe lojtarëve te anësori Pregja, ndërsa nga tribuna VIP, presidenti i Partizanit, Albert Xhani, reagoi i nervozuar me anulimin e golit.
Partizani, i mbështetur edhe nga tifozeria e zjarrtë (dhuroi spektakël me flamurin gjigant, dominoi dhe adminsitroi takimin nga minuta e parë dhe mund të kishte shënur më shumë se një gol, kur i pati të gjitha mundësitë me anësorin e talentuar Elis Bakaj, kur topi i goditur nga lojtari i Kombëtares u ndalua në vijën fatale nga kroati Dario Bodrusiç i Dinamos.
Në fund të takimit edhe gati pesë minuta lojë për sulmuesin e Partizanit, Enco Malindi, i rikther nga testimet me Slavian e Sofjes.
Partizani vazhdoi pathyeshmërinë e ndeshjeve në shtëpi, tashmë në 11 takime (7 fitore, 4 barazime), ndërsa Dinamo pësoi humbjen e parë në transfertë në 11 ndeshje të luajtura deri tani.
Dinamo, shumë e zbehtë në derbin e dytë radhazi pas atij me Tiranën (0-0), nuk arrin të fitojë prej tre javësh, madje pa gol në 270 minuta.
Kriza në vijën sulmuese të Dinamos është e qartë, ku golashënuesi më i mirë i saj, kroati Pero Pejiç nuk e gjen golin prej 360 minutash, madje vija e parë blu ka shënuar vetëm 2 gola në katër ndeshjet e këtij viti.
Kjo ishte edhe fitorja e 46-të e Partizanit në 128 takime historike me Dinamon, që ka fituar nga ana e saj 37 ndeshje (45 barazime).
Javën e ardhshme, në ditën e fundit të fazës së dytë Partzanin e pret një tjetër derbi me Tiranën (fazën e parë takimi u mbyll 0-0), ndërsa Dinamo do të përballet me Shkumbinin në Tiranë (faza e parë 0-0), ku do të përcaktohet edhe shorti i fazës së tretë.
Partizani-Dinamo 1-0
Kronika
PJESA E PARË
1' Topi i parë luhet nga Partizani.
3' Në minutën e 3-të mesfushori i avancuar i Partizanit, Elis Bakaj dha sinjalin e parë.
15' Pejiç tentoi në minutën e 15-të, por gjuajtja e sulmuesit kroat përfundoi paksa mbi vendin ku bashkohen dy shtyllat.
19' Gjergji Muzaka goditi në të 19’ nga rreth 40 metra, por silura e mesfushorit të Partizanit u bllokua nga portieri i Dinamos, Elvis Kotori.
20' Pejiç u gjend në zonën e Partizaznit, dylyftoi me portierin Shehi, duke shkaktuar faull.
21' 1-0 për Partizanin. Gjergji Muzaka shënoi golin e parë me kokë për Partizanit, pas asistit të Elis Bakaj. Për Muzakën ky ishte goli i tetë në kampionat. Goli i shtatë që pëson Elvis Kotori.
41' Bekim Kuli tentoi nga larg, por goditja ishte pa problem për portierin Shehi.
44' Eleandro Pema (Dinamo) u ndëshkua me karton të verdhë
45' Vetëm një minutë shtesë për pjesën e parë nga gjyqtari Sokol Jareci.
45'+1Mbyllet pjesa e parë. Partizani, më i qartë, Dinamo, shumë e zbehtë.
PJESA E DYTË
46' Topi i parë luhet nga Dinamo
48’ Bledar Devolli (Partizani) ndëshkohet me karton të verdhë për faull ndaj Dario Bodrusiçit.
49’ Bekim Kuli ekzekutoi një goditje të lirë por pa rrezik.
50’ Senegalezi Diop ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Elis Bakaj.
51’ Elis Bakaj ekzekutoi goditjen e lirë, topi përfundoi në rrjetë, por anësori Pregja sinalizoi gjyqtarin Jareci, kur dukej qartë që goli ishte i rregullt. I çuditshëm ky anulim goli. Tipike “gabim njerëzor” gjyqtari, që provokon edhe protestën e bankinës së kuqe dhe lojtarëve te anësori Pregja. Presidenti i Partizanit reagon nga tribuna VIP i nervozuar me anullimin e golit.
66’ Paulin Dhembi kapet në pozicion jashtë loje nga anësori Arben Pregja, kur mesfushori i Partizanit dukej se ishte në pozicion të rregullt. Nervozohet trajneri Hasan Lika.
75’ Bakaj humbet një rast të madh, goditi nga shumë afër, por topi u përplas në trupin e një mbrojtësi të Dinamos, Dario Bodrusiçit. Mundësi e mirë për golin e dytë.
78’ Karton i verdhë për Nertil Ferra (Dinamo) për faull ndaj Devollit
80’ Trajneri i Dinamos, Agim Canaj del i nervozuar, i pakënaqur nga loja e lojtarëve të tij.
85’ Partizani administron i qetë lojën. Tifozët shpalosin flamurin gjigant në shkallët e stadiumit në tribunën D3, atë karshi.
92’ Mbyllet ndeshja. Partizani fiton 1-0. hapet kampionati. Tani diferenca Dinamo-Partizani është vetëm tri pikë: Dinamo, 42, Partizani, 39.
ATMOSFERA – E gjitha e kuqe. Flamuri gjigant i “demave të kuq” dhe banderola të shumta në karshinë e “Qemal Stafës”: “Forca demat e kuq, ultras Partizani”, “Demi i kuq”, “Partizani, legjenda e futbollit”, por edhe një banderolë në kujtim të djalit të presidentit Xhani, “Skëndër Xhani në zemrat e tifozëve”. Edhe tifozët blu kishin rreshtuar një numër të madh banderolash: “Dinamo-1950-Shqipëri”, “Dinamo, shkollë e futbollit shqiptar”, “Forca Dinamo”, por dhe “Elvis Kotori, akrobati” e “Sokol Ishka, xixëllonja”por qe u hoqen nga tifozet e dinamos para se te mbaronte ndeshja
Futboll
Xhani: Partizani, nje fe shqiptare!
25 Shkurt Ne vend te hyrjes
Skender Xhani ka pasur gjithnje nje enderr. Ai edhe babai i tij. Te behet futbollist. Por vetem i Partizanit. i ati, nje permetar, i persekutuar ne kohen e komunizmit, qe femije kishte vetem nje dashuri. Te vetme, te perjetshme. Skuadren e kuqe, produkt i dashurise per futbollin. i kishte menduar te gjitha. Dhe nese do behej futbollist, sistemi i para viteve _90 nuk do t’i jepte shume krahe. Dhe ai nuk pranonte kurrsesi te behej vec futbollist i kuq. Dha, mori, pa, dhe ne fund vendosi: jeta e tij do ishte e lidhur vetem me kete skuader. Qe nga koha qe bente kilometra te tere per ta pare, e deri tek fobia per te shkarravitur ne mure emrat dhe nurmat e futbollisteve te Partizanit.
Disa vite me pare, kur vendimi i dyte me i madh i jetes se tij ishte te bente djalin futbollist, Zoti “I mori dashurine tjeter”. Ne emer te futbollit, duke luajtur futboll, duke u bere gati per te shkelqyer ne fushe me fanelen e kuqe.
Skender Xhani dha jeten ne syte e te atit. Qe nga ai moment, i ati, mori nje tjeter vendim. Edhe parane e fundit, edhe qindarken e fundit, dhe shpirtin edhe trupin do t’ia falte kesaj skuadre, ne te mire a ne te keq, ne menyren e duhur apo ne menyren e gabuar.
Ne cdo ndeshje qe sheh, ne cdo gazete qe lexon, ne emisione ne Tv qe shikon dhe ne cdo bisede qe ben ne lidhje me Partizanin, i ati ka gjithnje ne sy kujtimin e te birit dhe endrren e tij. Te lene pergjysem. Endrra ishte e thjeshte: te ishte pjese e nje Partizani te madh. Dhe detyrimi i te atit, Albert Xhani, eshte i njejti: ta beje Partizanin, nje fe. Te madhe.
Partizani, nje fe shqiptare
Ne ndeshjen e fundit jeni pare ne fushe duke orientuar skuadren te lere ndeshjen pas nje gabimi njerezor te gjyqtarit?
Pas ndeshjes kam pergezuar futbollistet e mi qe kane qene heronj te vertete. Kane luajtur ne menyre te shkelqyer dhe kane fituar me gjithe gabimet njerezore.
Gjithe kjo historia e ketyre gabimeve mos eshte nje alibi?
Alibi per cfare, per rezultatet tona? Ka 5 ndeshje ku tek ne eshte gabuar ne menyre njerezore. Edhe me budallai e kupton qe ka nje sistem.
Nje trajner i Partizanit perpara disa viteve ne analize u thonte lojtareve: po luani me 12 veta, jo kunder 11?
Une nuk kam as pese ndeshje e as 5 vite qe e kam konstatuar dicka te tille. E kam konstatuar qe ne vitin 1992. ka 16 vite qe politikisht Partizani nuk pelqehet. Dhe kjo prodhon edhe te ashtequajturin sistem.
Doni te thoni qe nuk jeni pjese e ketij sistemi?
Jo, nuk jam dhe kete e them me kenaqesi. Une mendoj se do ta kisha shuem te thjeshte, sepse sistemi i mirepret te gjithe per te ndare ndonje kocke, por une ate kocke nuk e dua. Askush nuk e do.
Per hir te se vertetes sa dhurata keni bere?
Ne kampionatin shqiptar. Them se kam bere 23 dhurata, por pa interes financiar. Nje madje mund ta pranoj. Ne vitin 2002 ka qene nje ndeshje kunder Kavajes. Ne kishim tre kavajas ne skuader dhe ata me kerkuan qe t’i linim ndeshjen Beses. Dhe ia lashe. E cfare ndodhi mbrapa, kjo Bese eshte kthyer ne macen tone te zeze qesh Pastaj ka pasur edhe ndonje rast tjeter, une kam vene doren ne zemer, dhe per inat te ndonje tjetri kam bere ndonje dhurate edhe per ndokend qe ndoshta se ka merituar.
Dhe normalisht edhe keni marre dhurata?
Po edhe kam marr ndonje dhurate, por une vete personalisht nuk di te marr dhurata. Po ka pasur ndonje lojtar te Partizanit qe ka kredibilitet ne kampionatin shqiptar dhe ka koperuar, ose futbollistet kundershtare kane dhuruar vete dicka. Gjera te kesaj natyre ndodhin ne gjithe boten. Megjithate askush nuk mund te thote se Partizani nuk ka qene skuadra me dinjitoze shqiptare ne kete aspekt ne gjithe keto vite.
Pse besoni se Partizanin nuk e duan. Duhet te kete nje shpjegim?
Ka disa mendoj une. E para ka te beje me politiken. Partizani pas viteve _90 asnjehere nuk eshte preferuar. Ndonje hamendesim bente qe ta shihte si nje skuader ish komuniste, megjithese personalisht me duket nje idiotesi. Por me shume se kaq mendoj se ka qene vete pozicioni politik i Partizanit ai qe nuk e ka afruar sistemin. Ne nuk kemi bere kurre fushate elektorale, ne nuk kemi sponsorizuar, ne jemi te gjithe balliste, demokrate e komuniste brenda “familjes”. Dhe ne jemi nje familje e madhe, shume e madhe. Kemi aq shume tifoze sa shumekush eshte xheloz. Ne jemi gati nje fe, per gjithe futbollin shqiptar. Dhe prandaj goditemi, na godasin dhe na fusin shkopinj nen rrota. Pastaj eshte edhe politika ime personale. Te perfitoja ndonje thele nga sistemi duke qene pjesee tij do ishte nje genjeshter e madhe. Per mua personalisht e per tifozet. Me mire, pa kampionat por dinjitoze. Megjithate moralisht them se nja 34 kampionate i kemi fituar
Mos eshte nje koperture per gabimet e bera gjithe ky rol i heroit?
Koperture. Zoterinj te nderuar ne pese ndeshjet e fundit ka pasur gabime arbitrare kunder Partizanit. Kunder Vlores, kunder Korces, kunder Beses, kunder Dinamos dhe kunder Elbasanit. Cfare koperture. Kur akuza behet realitet nuk eshte me akuze. Duhen marre masa.
Ne perqindje gjate ketyre dhjete viteve sa faj ka Partizani, sa faj ka Albert Xhani dhe sa faj ka sistemi?
Per cfare? Qe nuk kemi dale kampione? Por ju nuk e kuptoni qe nje kampionat i fituar padrejtesisht ka nje efekt disa vjecar ne menyren dhe formen se si ndertohet marredheniet. Kush tha qe ne nuk i kemi gabuar? Kush tha qe une nuk kam gabuar? Nese ka ndonje pergjegjes jam edhe une. Edhe per faktin se ndoshta nuk u futa ne sistem. Disa trofe me shume i bejne te gjithe me te qete. Ndonjehere kam gabuar edhe ne vendimmarrje. Kam futur brenda zemren, emocionin, duke qene tifoz. Nje president kompanie, nuk duhet te marre vendime emocionale, qofte ne te mire e qofte ne te keq. Edhe tani e bej ju siguroj, por eksperienca qe kam krijuar me lejon te gaboj me pak.
Si do te jete e ardhmja e kesaj feje. Do te vazhdoni gjithnje te justifikoni veten ne lidhje me sistemin?
Eh, ka aq shume gjera qe askush nuk i di. Po ju tregoj nje episod, perpara ndeshjes me Dinamon. Ka pasur dhjet`ra sms me numra te panjohur qe me thonin se “ti ke shitur ndeshjen, i gezofsh 200 mije euro”, “lojtaret kane ngrene dreka darka me Sulajn te Taivani, i gezofsh”. Me thoni pak sikur te degjoni kaq shume gjera te liga per familjen tuaj, sepse Partizani eshte familja ime, si do ndiheshit? Ne te shkuaren edhe i degjoja, tani kam thene stop. Nese ka ndokend qe besoj pervec gruas sime, jane 11 lojtaret dhe trajneri. Dhe i besoj verberisht, dhe ata ma kane shperblyer. Prandaj ne jemi nje “besim”. Nese une personalisht do te rritem edhe me ne fazen drejtuese, do te jemi edhe me te forte edhe me te bashkuar me njeritjetrin.
Megjithate e ardhmja konkrete duket se ka mbetur vetem te akuzat?
Jo nuk eshte keshtu. Ne gjithnje kemi thene qe titulli nuk eshte gjithcka, ndonjehere kupat jane edhe prej teneqeje dhe dikush nuk ta harron si e ka marre. Ne mendojme se duhet te shtrijme “besimin” tone. Jemi duke ndertuar nje kompleks gjigand per klubin e Partizanit, me shtate fusha futbolli, kushte te shkelqyera, pishina, shkolla madje do bejme edhe nje fakultet per sportistet. Kjo do te jete fitorja jone, titulli yne. Ne kemi keto mundesi ta godasim sistemin.
E megjithate trofeu duhet?
Shikoni c’po ndodh kete vit. Realisht skuadra ka humbur dy ndeshje nga 21. Domethene eshte shperfytyruar kunder Dinamos ne fazen e pare dhe eshte mundur nga Besa. Vetem dy. Shumicat kane qene te shkelqyera. Ne fund titulli humbitet edhe per nje pike. Cfare tu them une lojtareve dhe stafit, nuk jeni kampione? Per mua ata jane te tille. Prandaj them qe te jesh i pari ne javen e fundit e pastaj te zhdukesh nuk eshte nje gje pozitive. Per futbollin, per fene per tifozet e Partizanit. Ndersa e ardhmja po, eshte nje kampionat me vete dhe ne ate kampionat “shume pak skuadra regjistrohen”. Partizani eshte ne krye. Shikoni skuadrat e kampionatet e moshave, shikoni Kombetaret e moshave, shikoni Kombetaren e madhe. Ne dominojme kudo. Pavaresisht se ne fund te edicionit, sistemi ndoshta s’na lejon te dalim te paret.
“te shtunen?Cfare derbi Do te kete”
Nuk eshte nje ndeshje si te gjithe te tjerat dhe Xhani kete e di mire. ”Tirana? nenqesh e di cfare u thashe lojtareve: normalisht jeni shume me mire se kundershtari, por ama duhet ta kuptoni qe, nese mendoni se keni fituar kunder Tiranes, atehere keni humbur. Do te jete nje ndeshje e madhe, nje ndeshje per jete a vdekje. Nje ndeshje ku dua t’i shoh te gjithe ne 100%, nje ndeshje ku tifozet tane do te qendrojne zgjuar vetem nga kenaqesia e lojes sone”. Por a ka frike nga sistemi? “kam 16 vite qe per Partizanin tim kam frike nga sistemi, pse te mos kem frike edhe te shtunen”.
“nese nuk do isha president I Partizanit”
Do te vendosja ne cdo moment te kontribuoja financiarisht dhe moralisht per kete skuader, pavaresisht me ato qe ndodhin ne futbollin shqiptar. Jeta ime eshte Partizani.
Do te shkoja ne stadium te shihja cdo ndeshje te Partizanit. Vetem ne rast obligimi pune nuk do ta beja kete. Dhe sikur te ishte keshtu cdo minute do te telefonoja te dija rezultatin e ndeshjes.
Do te therrisja edhe une ne stadium ”Xhani IK”, sepse ne ndonje moment presidenti Xhani edhe ka gabuar. Une i uptoj tifozet, jam edhe une ashtu.
Do te tentoja t’i beja bijte e mi, serish futbolliste e gjithnje futbolliste te skuadres se Partizanit.
Do te besoja se ne kampionatin shqiptar ka ndeshje te trukuara, por po te thellohesha me shume do te kuptoja se me shume se trukim, do te kishte leshime. Ne kampionatin shqiptar nuk fiton gje financiarisht edhe sikur te lesh nje ndeshje. Nuk ka kush i blen.
Do te besoja qe vite me pare se gabimi i madh i Albert Xhanit ka qene lenia e lire e sulmuesit Kapllani qe tani luan ne Bundeslige.
Do te besoja qe ka nje sistem qe luan kunder Partizanit. E megjithate do te kerkoja nje titull.
Nese nuk do isha president. “Do t’i kerkoja presidentit aktual qe te futej ne sistem dhe te merrte nje trofe. Pasi ta kisha marre do ta kuptoja qe nuk vlen shume”.
Xhani per
Halilin
Ridin e njoh shume kohe me pare, kemi qene te dy te persekutuar. Eshte nje djale i mire dhe Tirana ka nevoje per kontributin e tij, sepse ka zemer te madhe.
Sulaj
E njoh prej shume kohesh, e konsideroj shume mik. Nuk di te them nese Dinamo eshte dashuria e tij, por ka dhene shume kontribut. Mendoj se ka nje merite te madhe si njeri qe ka ardhur nga provinca dhe eshte integruar shkelqyeshem ne biznes.
Hasanbelliu
Them se, ashtu si une, e do shume Partizain. Eshte nga presidentet me te nderuar te futbollit shqiptar. Ka veshtiresi me Teuten sepse eshte edhe nje skuader me nje tifozeri te ftohte, por e vleresoj per faktin qe nuk ben shume pazare. Mendoj se eshte me dinjitozi.
Bizhdili
Eh, Xhati miku im? E di si eshte Xhati, ha, pi, rri por Pazar me te mos bejqesh. Mendoj se edhe ai ka bere shume per Besen eshte nje nga njerezit ne Kavaje qe e do me shume futbollin.
Laze
E njoh pak. Sigurisht qe ka merite qe ka perdorur gjithe mjetet qe ka pasur ne dispozicion per te fituar titullin dhe i ka dhene gezim nje qyteti si Elbasani.
Trajneret
Ndonjehere i trajtojme shume keq
Nga Bajko te Lika, Xhani i vlereson pa perjashtim te gjithe
“me duhet te them qe trajneret jane shkalla me e emancipuar e shoqerise dhe komunitetit sportiv ne Shqiperi. Jane ata njerez qe megjithese ndoshta nuk krahasojne me trajnere te huaj ne Bote, sakrifikojne nga vetja nga imazhi per te ndertuar kete futboll. Une ne te shkuaren e pranoj qe ndoshta kam gabuar per menyren se si i kam trajtuar, por tani e tutje, po ju them te gjitheve, kushdo qe te jete trajneri i Partizanit ai do te jete numri 1, ai do t’i marre te gjitha vendimet. Une mendoj se te gjithe trajneret kane merita, une e kuptoj qe gjithnje eshte e drejte ekskluzive e presidentit per t’i shkarkuar apo per t’i afruar, por ne presidentet shqiptare shpesh gabojme me menyren se si i bejme levizjet. Sa per Partizanin jemi te gjithe te lumtur, qe kemi pasur ne gjirin tone trajnere qe tani vijojne te jene ajka e trajnereve ne kampionat”. Sa per trajnerin aktual. ”Po ben nje pune cilesore, jo me kot prej dy vitesh eshte trajner i kesaj skuadre. Ne kemi nje staf shume serioz”.
Lojtaret
“Dobesia ime, Lojtare me moshe te re”
Ne fillim ishte Muzaka, tani eshet edhe Bakaj, Abilaliaj e, pse jo, edhe Malindi e Progni. ”Normalisht duke qene se Partizanin e konsideroj nje familje, them se babai i kesaj familjeje ka dobesi kunder me te vegjelve. Une i dua fort e pranoj, si Muzaken ashtu edhe Bakajn, edhe Abilaliajn, qe, megjithese eshte ne nje moment negativ une do te besoj pafundesisht te ai. Une vleresoj edhe kapitenin Beqiri, edhe Devollin, qe te shtunen ishte ne superforme, edhe Dhembin qe ka tre kater vite qe djersin me ne, edhe Shehin qe na ka kthyer sigurine ne porte. Jemi te gjithe nje”. Madje Xhani shkon edhe me tej.”Partizani ka historine mbrapa, ka legjendat si Bejkush Birce e Panajot Pano, ka simbolin Perlat Musta. Askush nuk i heq asnje merite askujt. Musta ka qene ne vitet _80 heroi i kesaj skuadre, nje njeri i respektuar, nje portier i madh. Dobesia ime per futbollistet e rinj kurresesi nuk duhet te ndahet nga respekti dhe dashuria qe kam per emrat me te medhenj. Jemi te gjithe nje: jemi Partizani”.