GROUP INFO

Name: DEMAT E KUQ
Policy: Public
Members: 269
Administrator: J-Panic

Founded On:
September 6, 2007
 
 

Historia e skuadres se futbollit "Partizani"

DEMAT E KUQ > Forum

0
Updated by J-Panic at 12/05/2007 14:42

11 Comments
Page 1 of 1



Display mode:

Vote Down!

Historia e skuadres se futbollit "Partizani"
10/20/2007 6:20 PM
J-Panic, 16
Tirana
Albania

Historia e skuadres se futbollit "Partizani"
Historia e skuadres se futbollit "Partizani" e ka fillimin fill pas Clirimit te vendit. Baze per krijmin e saj ishin e rinjte partizane te divizioneve, te brigatave te ushtrise nacionlçlirimtare. Ne vitet e para shkolla "Skenderbej" dhe "Shkolla e Bashkuar e Oficerave" si dhe futbolliste te skuadrave te tjera do te ishin furnizuesit kryesor te saj. Ne kampionatin e pare te kategorise se pare te pasluftes, ne viin 1945 do te merrnin pjese dy divizione te ushtrise njera ne qender ne Shkoder "Ylli" dhe tjetra me qender ne Korçe "Liria". Keto dy skuadra ushtarake do te merrnin pjese vetem ne kampionatin e pare, pasi ne vitin 1946 dy skuadrat e mesiperme me futbollistet me te mire krijuan berthamen e ekipit kryesor te skuadres ushtarake e cila mori emrin "Ushtria" . Me 13 janar 1946 ekipi zhvilloi takimin e pare miqesor ndaj kampiones se vendit te vitit 1945 "Vllaznia". Ndeshja u zhvillua ne Tirane. Ne nje shi te dendur dhe qe u mbyll me rezultatin 0-0. Skuadra ushtarake dallohej nga inicialet e germave qe ishin vendosur ne gjoksin secjilit futbollist. Formacioni i pare historik i saj ne kete kete takim ishte: Bonati, Luga, Tepelia, Demneri, Fagu, Rexhepi, L.Hoxha, Teliti, Kavaja, Bakalli, Bylyku. Ndersa ne 7 prill 1946 skuadra e cila kishte luajtur nen emrin "Ushtria" , ne kete takim kunder "17 Nentorit" te Tiranes, per here te pare ne bluzat e tyre ishte shkruajtur "Partizani". Takimin e fitori ekipi i "Partizanit" me rezultatin 2-0. Shenuesit ishin futbollistet: O.Pengili dhe Q.Teliti . Ja dhe formacioni qe luajti per fanelat e kuqe: Cobani, Tepeli, Dibra, Fagu, Kavaja, Pengili, Hoxha, Sakiqi, Bylyku, Demneri. Ne kampionatin kombetar te kategorise se pare te vitit 1946, skuadra ushtarake "Partizani" nuk ishte pjesmarrese. Por per te mos qendruar pasive, skuadra ndermorri nje turne te gjate ne shume qytete te Shqiperise per konsolidimin e ekipit por dhe per te pare futbolliste cilesore te ketyre qyteteve. Zhvilloi 9 ndeshje miqesore, duke shenuar 26 gola e pesuar 9. Shenuesi me i mire ishte Qamil Teliti me 11 gola. Viti 1947, per here te pare ne hstorine e saj merr pjese ne kampionatin kombetar te vendit dhe per here te pare shpallet kampion kombetar, titull qe do ta mbronte dhe ne kampionatet e viteve 1948 dhe1949. Partizani fitoi dhe 2 kupa republike ne vitet 1948 dhe 1949. Skuadren e ka drejtuar traineri i shquar, Sllave Llambi qe gjithashtu dhe futbollist i skuadres. Historia e skuadres se futbollit "Partizani" gjate nje periudhe 55 vjecare ka qene vazhdimisht ne rrije ne fitimn e 15 titujve kampion kombetar te 14 kupave te Republikes e te shume takimeve nderkombetare, por per te theksuar eshte fitimi i 2 medaljeve te argjendi ne Laipcig dhe Hanoi ndaj skuadrave me ne ze te Europes Lindore. Skuadra e Partizanit me futbollistet cilesore ka perbere bazen e skuadres kombetare. Ne 55 vjet ne skuadren, kane dhen kontributin e shquar qindra futblliste. Skudra e Patizanit per shume vite jo vetem ka fituar tituj kampion dhe kupa republike, por ajo i ka paraprire futbollit shqiptar. Jane shume mjeshtra te merituar dhe dhjetra mjeshtra sporti qe kane dale nga rradhet e skuadres se Partizanit. Shume nga ish futbollistet e Partizanit kane veshur fanellat e ekipeve te huaja si ne Itali, Gjermani, Rumani, Greqi, Turqi, Zvicer etj.
Dy rezultatet historike te Partizanit:
Partizani mund Torinon ne Tirane ne Kupen e Kupave. Partizani luante me uniforma te bardha.

Partizani mund Celtic ne Tirane ne Kupen e Kampioneve me rezultatin 1-0. Celtic kualifikohen duke fituar 4-1 ne Skoci.
Kampionati Shqiptar
15 here Kampion
1947
1948
1949
1954
1957
1958
1959
1961
1963
1964
1971
1979
1981
1987
1993
Kupa e Shqiperise
15 here fitues
1948 Partizani 5-2 Tirana
1949 Partizani 1-0 Tirana
1957 Partizani 2-0 Lokomotiva
1958 Partizani 4-0 Skenderbeu
1961 Partizani 1-1 1-0 Besa
1964 Partizani 3-0 Tomori
1966 Partizani 2-1 4-3 Vllaznia
1968 Partizani 4-1 Vllaznia
1970 Partizani 4-0 0-1 Vllaznia
1973 Partizani 1-0 Dinamo
1980 Partizani 1-1 1-0 Elbasani
1991 Partizani 1-1 4-3p Flamurtari
1993 Partizani 1-0 Albpetrol
1997 Partizani 2-2 4-3p Flamurtari
2004 Partizani 1-0 Dinamo
8 here finalist
1950 Dianmo 2-1 Partizani
1951 Dinamo 3-2 Partizani
1953 Dinamo 2-0 Partizani
1954 Dinamo 2-1 Partizani
1974 Dinamo 1-0 Partizani
1985 Flamurtari 2-1 Partizani
1988 Flamurtari 1-0 Partizani
1989 Dinamo 0-0 3-1 Partizani
Superkupa
1994
2004

Reply | Block User
Re: Historia e skuadres se futbollit "Partizani"
11/11/2007 5:46 PM
teo, 18
Albania

jemi te papare

Reply | Block User
Re: Re: Historia e skuadres se futbollit "Partizani"
11/15/2007 7:03 PM
Endri, 17
Albania

JEMI LEGJENDA E FUTBOLLIT.NUK KA SKUADER SI NE

Reply | Block User
Re: Re: Re: Historia e skuadres se futbollit "Partizani"
11/20/2007 7:49 PM
Altin, 30
Perugia
Italy

ASHTU ESHTE JEMI LEGJEND.VETEM MILANI NA AFROHET PAK.SE TE TJERAT SI LLOGARISIM!!!

Reply | Block User
Re: Re: Re: Re: Historia e skuadres se futbollit "Partizani"
11/27/2007 6:57 PM
Krist, 17
Albania

ec aty partizani.na ndero,na bej krenare

Reply | Block User
Re: Re: Re: Re: Re: Historia e skuadres se futbollit "Partiz
11/28/2007 6:18 PM
teo, 18
Albania

CA E KA GJET KSHU PARTIZONIN KTO 5 NDESHJET E FUNDIT?5 NDESHJE 3 PIK???

Reply | Block User
Re: Re: Re: Re: Re: Re: Historia e skuadres se futbollit "Pa
11/29/2007 12:26 AM
juljan, 17
Albania

ska problem,te jesh i sigurt qe shpejt do e marrim vendin e pare

Reply | Block User
Re: Re: Re: Re: Historia e skuadres se futbollit "Partizani"
11/27/2007 7:26 PM
juljan, 17
Albania

PARTIZANI,LEGJENDA E FUTBOLLIT BALLKANAS

Reply | Block User
Re: Re: Re: Re: Historia e skuadres se futbollit "Partizani"
11/29/2007 12:41 AM
J-Panic, 16
Tirana
Albania

ska skuader si ne

Reply | Block User
Re: Re: Historia e skuadres se futbollit "Partizani"
11/28/2007 6:27 PM
vladimir, 48
Albania

nuk ka nevoje per komente,te gjith e din qe jemi legjend.

Reply | Block User
Re: Re: Re: Historia e skuadres se futbollit "Partizani"
12/5/2007 2:42 PM
Colja, 17
Albania

para partizani

Reply | Block User

11 Comments
Page 1 of 1